SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 9 prill 2022

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se, vendi ynë sot do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme me origjinë perëndimore. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta dhe mesatare.

Duke filluar nga orët e pasdites shtim vranësirash gradual në të gjithë territorin deri të dendura. Në zonën e veriperëndimit moti kryesisht i vranët përgjatë gjithë ditës shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra. Në orët e mbrëmjes në këtë zonë reshjet e shiut fitojnë intensitet dhe bëhen kryesisht mesatare në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, e cila hera-herës, përgjatë vijës bregdetare do të fitojë shpejtësi deri në 10-13 m/sek duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër12/22Re shi diell
Kukës12/23Re  diell
Lezhë13/23Re  diell
Dibër8/22Re  diell
Durrës12/24Diell re
Tiranë13/24Diell re
Elbasan11/25Diell re
Berat11/25Diell re
Vlorë11/24Diell re
Korcë7/19Diell re
Gjirokastër9/23Diell re
Sarandë9/22Diell re
error: