– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare më të theksuara në relievet malore.
Gjatë orëve të mëngjesit e të mbrëmjes në zonat malore parashikohen ngrica.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim 1-7m/sek ndërsa në bregdet erë e vrullshme 10-16m/sek.
Valëzimi në dete do të jetë i forcë 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 0/11 | Diell pak re |
| Kukës | -1/8 | Diell re |
| Lezhë | 1/12 | Diell pak re |
| Dibër | -3/8 | Diell re |
| Durrës | 2/14 | Diell pak re |
| Tiranë | 1/13 | Diell pak re |
| Elbasan | -1/14 | Diell pak re |
| Berat | -3/12 | Diell pak re |
| Vlorë | 2/12 | Diell pak re |
| Korçë | -4/7 | Diell re |
| Gjirokastër | -2/12 | Diell pak re |
| Sarandë | 2/14 | Diell pak re |
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.