Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se moti për sot parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura këto të fundit kryesisht në orët e nxehta të ditës.
Duke filluar prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në pjesën më të madhe të territorit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Përreth relieveve kodrinore-malore reshjet në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike. Këto reshje për një periudhë afatshkurtër me intensitet mesatar dhe në formë të izoluar deri të lartë.
Reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar. Mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje 1-5m/s. Valëzimi në bregdet 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/24 | Diell re |
| Kukës | 10/22 | Diell re shi/stuhi |
| Lezhë | 12/23 | Diell re |
| Dibër | 9/19 | Diell re shi/stuhi |
| Durrës | 13/24 | Diell re |
| Tiranë | 13/25 | Diell re shi/stuhi |
| Elbasan | 13/25 | Diell re shi/rrebesh |
| Berat | 9/23 | Diell re shi/rrebesh |
| Vlorë | 11/23 | Diell re shi |
| Korçë | 7/17 | Diell re shi/rrebesh |
| Gjirokastër | 10/24 | Diell re shi/rrebesh |
| Sarandë | 12/23 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll