Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti fillimisht do të jetë me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare.
Prej orëve të mesditës nis shtimi i vranësirave mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Duke filluar nga orët e mbrëmjes mot me vranësira të dendura dhe në veriperëndim dhe jug ato do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve dhe relievet malore mbi 800 metër reshje dëbore. Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 3-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësinë e tufanit 15-25m/s.
Valëzimi në dete i lartë i forcës 5-7 ballë për shkak të erës jugore.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 9/13 | Diell re shi |
| Kukës | 3/9 | Diell re |
| Lezhë | 9/14 | Diell re shi |
| Dibër | 3/8 | Diell re |
| Durrës | 8/14 | Diell re |
| Tiranë | 9/14 | Diell re |
| Elbasan | 5/13 | Diell re |
| Berat | 4/13 | Diell re shi |
| Vlorë | 9/15 | Diell re shi |
| Korçë | 3/8 | Diell re |
| Gjirokastër | 4/12 | Diell re shi |
| Sarandë | 10/15 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.