SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e diel, 5 mars 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti  parashikohet me alternime vranësirash deri në të dendura dhe kthjellime. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike më të përqendruara këto në pjesën bregdetare. Reshje bore të dobëta në juglindje. Prani të mjegullës kryesisht në pjesën verilindore të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare  1 – 8m/s. Përgjate vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtesi 1 – 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër4/18Re diell /shi
Kukës6/11Re diell /shi
Lezhë6/17Re diell /shi
Dibër4/9Re diell /shi
Durrës6/16Re diell /shi
Tiranë7/17Re diell /shi
Elbasan6/15Re diell /shi
Berat5/15Re diell /shi
Vlorë6/15Re diell /shi
Korcë4/10Re diell /shi
Gjirokastër4/13Re diell /shi
Sarandë8/15Re diell /shi
error: