Gjergji Merkuri është regjistruar si kandidat i Pavarur për kryetar të Bashkisë Sarandë për zgjedhjet e 14 Majit.
sarandaNews.al mësoi nga burime pranë Kanidatit të pavarur se nisur nga afati që parashikon regjistrimin e subjekteve 50 ditë para datës së zgjedhjeve, komisioni nismëtar ka depozituar në KZAZ Sarandë firmat për kandidaturën e Gjergji Mërkurit.
Të njëjtat burime bënë të ditur se, sa i përket listës me firmat për kandidaturën e zotit Mërkuri, ajo shumë shpejt do të jenë gati.
Duke qenë se lista zyrtare për regjistrimin e kandidatit të pavarur duhet të jetë sa një përqid e listës se zgjedhësve në Bashkinë Sarandë e cila është me 40.864 zgjedhës me të drejtë vote; lista për kanidatin e pavarur Gjergji Mërkuri pritet të jetë me 410 firmëtarë.
Mërkuri ka drejtuar më parë Partinë Socialiste në Sarandë.
Ai ka punuar si drejtor i turizmit në Bashkinë e Sarandës, si drejtor i Doganës Sarandë dhe Kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave Vlorë.
Është lënë për disa vite i papunë.
Gjergj Mërkuri me origjinë politike dhe kontribute mbi 30 vjeçare me PS-n mbahet mend për integritetin e tij dhe raportet e parehatshme me disa zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të PS.
Deri më sot, kandidatët zyrtarë të regjistrar për garën e 14 Majit për kryebashkiak në Sarandë janë 3:
Ardit Cikuli (nga PD e Alibeajt), Skënder Muço (PD e Rithemelimit) dhe Gjergji Mërkuri ( kandidat i pavarur).
I katërti që ende nuk është “shfaqur”, por është brenda afatit ligjor, është kandidati i PS.
Enigma e emirit të tij pritet të shuhet së shpejti duke i dhënë fund hamendësimeve të natyrshme që qarkullojnë këto ditë brenda dhe jashtë Sarandës./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI