SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e diel, 5 nëntor 2023

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira të mesatare e të dendura si dhe intervale me diell. Reshjet e shiut të herëpasherëshme me intensitet të ulët e hera – heres mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike do të bëhen prezente në orët e para të mengjesit në veri të vendit. Në orët e mesditës reshjet e shiut të herepashershem e me intensitet të ulët prekin pjesërisht qendrën dhe jugun e vendit. Në orët e pasdites e në mbrëmjes reshje e shiut me intensitet të ulët e hera – herë mesatar shoqëruar me shkarkesa elektrike shtrihen në të gjithë terrritorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/s, ndërsa në bregdet jugor dhe lugina era me shpejtësi 16-20m/s. Valëzimi në dete i lartë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër15/20Re shi diell
Kukës13/18Re shi diell
Lezhë9/16Re shi diell
Dibër10/16Re shi diell
Durrës16/20Re diell shi
Tiranë17/20Re diell shi
Elbasan14/19Re diell shi
Berat13/20Re diell shi
Vlorë13/21Re diell shi
Korcë9/14Re diell shi
Gjirokastër13/19Re diell shi
Sarandë14/19Re diell shi
error: