Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta.
Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar ne reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar. Në zonën e jugut dhe përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet malore në lartësitë mbi 700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Në relievet e larta malore reshjet e dëborës të dendura në formën e stuhive të dëborës. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim të shikimit në orët e mëngjesit në zonat luginore si dhe në monentin e reshjeve.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era do të jetë relativisht intensive me shpejtësi 12-18m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/15 | Re shi |
| Kukës | 5/13 | Re shi/borë |
| Lezhë | 10/17 | Re shi |
| Dibër | 5/11 | Re shi/borë |
| Durrës | 11/17 | Re shi |
| Tiranë | 10/19 | Re shi |
| Elbasan | 6/16 | Re shi |
| Berat | 6/17 | Re shi |
| Vlorë | 9/19 | Re shi |
| Korcë | 2/11 | Re shi/borë |
| Gjirokastër | 5/15 | Re shi |
| Sarandë | 7/18 | Re shi |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri