/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të pakta kthjellimi lokalisht përgjatë Ultësirës Perëndimore, pas orëve të mesditës. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme që prej orëve të para të 24-orëshit me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit dhe lokalisht të lartë në veriperëndim dhe zonat urbane.
Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër të cilat në intervale të herëpasherëshme kohore mund të shfaqëen problematike kryesisht në qarqet Shkodër, Lezhe, Tiranë, Durrës, Elbasan. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 2-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive fiton shpejtësi 12-19m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/16 | Re shi |
| Kukës | 4/14 | Re shi |
| Lezhë | 10/16 | Re shi |
| Dibër | 3/12 | Re shi |
| Durrës | 11/20 | Re shi |
| Tiranë | 10/20 | Re shi |
| Elbasan | 9/19 | Re shi |
| Berat | 10/22 | Re shi diell |
| Vlorë | 10/21 | Re shi diell |
| Korcë | 4/11 | Re shi |
| Gjirokastër | 9/17 | Re shi diell |
| Sarandë | 9/20 | Re shi |
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.