Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin dhe vranësira të pakta kalimtare përgjatë vijës bregdetare kryesisht nga orët e mesditës. Ndërsa nga orët e mbrëmjes mot i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e vranësira deri mesatar në veri si dhe të pakta në jug të territorit.
Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit /mbrëmjes. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 10 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 1/13 | Diell re |
| Kukës | -5/0 | Diell pak re |
| Lezhë | 1/11 | Diell re |
| Dibër | -3/10 | Diell pak re |
| Durrës | 5/15 | Diell pak re |
| Tiranë | 5/15 | Diell pak re |
| Elbasan | 4/15 | Diell |
| Berat | -2/15 | Diell |
| Vlorë | 3/14 | Diell pak re |
| Korçë | -4/8 | Diell |
| Gjirokastër | -4/14 | Diell pak re |
| Sarandë | 5/17 | Diell |
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.