SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e enjte, 30 janar 2025

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh (diell) kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët dhe në periudha afatshkurtra dhe lokalisht reshjet me intensitet deri mesatar. Në relievet e larta malore në lindje reshje dëbore me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites ndërprerje të reshjeve në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar reshje shiu të izoluara në formë pikash kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa  përgjatë vijës bregdetare e lugina  era hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër10/17Re shi diell
Kukës7/15Re shi diell
Lezhë8/14Re shi diell
Dibër6/15Re shi diell
Durrës9/18Re shi diell
Tiranë11/18Re shi diell
Elbasan6/17Re shi diell
Berat11/18Re shi diell
Vlorë13/16Re shi diell
Korçë7/14Re shi diell
Gjirokastër10/14Re shi diell
Sarandë11/15Re shi diell
error: