SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e enjte, 31 gusht 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme shoqeruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe të dendura.

Në orët e para të 24-orëshit përgjatë Ultësirës Perëndimore kryesisht në qarqet Lezhë, Shkodër e pjesërisht në Durrës reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe bresher deri në orët e para të mëngjesit.

Më pas intensiteti i reshjeve do të jetë më i ulët.

Për pjesën tjetër të ditës deri në orët e mbrëmjes reshjet e  shiut do të jenë të herëpashershme me intenistet të ulët. Reshjet e shiut nuk do të prekin kryesisht pjesën juglindore të territorit. Në orët e mbrëmjes reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperendim  me shpejtësi mesatare 1-8m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi 10m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër17/25Re shi / diell
Kukës18/21Re shi / diell
Lezhë16/26Re shi / diell
Dibër17/22Re shi / diell
Durrës18/29Re shi / diell
Tiranë19/27Re shi / diell
Elbasan17/27Re shi / diell
Berat17/24Re diell
Vlorë18/29Re shi / diell
Korcë12/21Re diell
Gjirokastër13/29Re diell
Sarandë17/25Re diell

error: