/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të pakta kthjellimi. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash, lokalisht stuhi në jug dhe pjesërisht në qendër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje me shpejtësi 2 – 15m/sek në orët e para të mëngjesit përgjatë vijës bregdetare jugore dhe më pas kemi dobësim të erës deri në 12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 14/20 | Diell re shi |
| Kukës | 10/17 | Diell re shi |
| Lezhë | 14/19 | Diell re shi |
| Dibër | 9/16 | Diell re shi |
| Durrës | 12/22 | Diell re shi |
| Tiranë | 14/23 | Diell re shi |
| Elbasan | 11/23 | Diell re shi |
| Berat | 12/19 | Diell re shi |
| Vlorë | 14/18 | Diell re shi |
| Korçë | 8/12 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 10/20 | Diell re shi |
| Sarandë | 11/20 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
“Stato Quotidiano”: Riviera Shqiptare jashtë sezonit: Një udhëtim ndryshe mes natyrës, historisë dhe qetësisë
Sarandë. Mbërrin në Port kroçera “Seabourn Quest” me 467 turistë në bord
Sarandë. Arrestohen tre persona në trafikun e lëndëve narkotike, me destinacion Sarandën dhe Ksamilin.