SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e enjte, 5 dhjetor 2024

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me kthjellime (diell) kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht Ultësirës Perëndimore nga orët e mesditës e pasdites. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezent që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit e lokalisht mesatare në zonën veriperëndimore e jugperëndimore. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes në zonën e qendrës priten reshje me intensitet të ulët (në formë pikash), ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet pritet të jenë hera herës me intensitet lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Në lartësitë mbi 800-900m reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Era parashikohet të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 2-9 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 12-18 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër8/12Re shi borë
Kukës4/5Re shi borë
Lezhë8/12Re diell
Dibër2/6Re shi borë
Durrës8/17Re diell shi
Tiranë11/16Re diell shi
Elbasan8/12Re diell shi
Berat9/17Re diell shi
Vlorë11/15Re shi
Korçë4/8Re shi borë
Gjirokastër7/14Re shi
Sarandë10/17Re shi
error: