SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e enjte, 7 shtator 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe të dendura si dhe intervale kthjellimi. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit e lokalisht mesatar, përqendruar në relievet kodrinore-malore. Në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra këto reshje priten në formën e shtrëngatave me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi deri 8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në bregun verior dhe zonat luginore relativisht problematike dhe shpejtësi deri 17m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër21/34Diell re shi
Kukës17/30Diell re shi
Lezhë22/34Diell re shi
Dibër18/31Diell re shi
Durrës20/34Diell re shi
Tiranë21/35Diell re shi
Elbasan20/34Diell re shi
Berat21/35Diell re shi
Vlorë20/33Diell re shi
Korcë17/27Diell re shi
Gjirokastër19/33Diell re shi
Sarandë19/32Diell re shi
error: