Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore dhe kryesisht të thata.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare të cilat do të jenë më tepër të theksuara në relievet kodrinore – malore në lindje të terrtitorit. Në relievet e larta malore në lindje e juglindje të territorit në orët e mesditës deri pasdite vonë reshje shiu të izoluara, afatshkurtra dhe intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/37 | Diell |
| Kukës | 17/33 | Diell re |
| Lezhë | 22/36 | Diell |
| Dibër | 18/36 | Diell re |
| Durrës | 22/36 | Diell |
| Tiranë | 24/38 | Diell pak re |
| Elbasan | 23/38 | Diell pak re |
| Berat | 20/38 | Diell re |
| Vlorë | 23/36 | Diell pak re |
| Korcë | 18/33 | Diell re |
| Gjirokastër | 19/37 | Diell re |
| Sarandë | 21/35 | Diell |
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.