Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë moti parashikohet fillimisht i vranët e gradualisht pasdite do rikthehen kthjellimet.
Reshje shiu, shtrëngata shiu me rrebeshe dhe rrufe në orët e para të mëngjesit. Në mesditë reshjet do të marrin karakter lokal. Reshje bore në zonat malore në lartësitë mbi 1300 m. Ne pjesën jugore që në orët e mesditës do të kemi ndërprerje të reshjeve. Do ketë prezencë mjegulle të dendur në lugina në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë në drejtimin juglindje –jug me shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 18m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5 dhe 6.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/13 | re shi diell rrufe |
| Kukës | 2/7 | re shi borë |
| Lezhë | 8/15 | re shi diell rrufe |
| Dibër | 3/6 | re shi borë |
| Durrës | 11/16 | re shi diell rrufe |
| Tiranë | 12/15 | re shi diell rrufe |
| Elbasan | 10/15 | re shi diell rrufe |
| Berat | 7/15 | re shi diell rrufe |
| Vlorë | 16/17 | re shi diell rrufe |
| Korcë | 4/9 | re shi borë |
| Gjirokastër | 2/12 | re shi |
| Sarandë | 9/15 | re shi diell rrufe |
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.