SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e hënë 8 shkurt 2021

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti në vend  për ditën e sotme parashikohet të jetë kryesisht i vranët me intervale të pakta kthjellimi në pjesën bregdetare dhe qendrore, kryesisht në mbrëmje.

Parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Intensitet i lartë në formë rrebeshesh shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike në pjesën veriore dhe bregdetin perëndimor në pjesën e parë të ditës.

Pasdite reshjet intensifikohen në bregdetin jugperëndimor në formë stuhish. Do ketë borë në majat e maleve në veri e verilindje. Në pjesën e dytë të ditës intensiteti i reshjeve ulet.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit do ketë erë me rrahje dhe relativisht intensive dhe shpejtësi të cilat arrijnë deri në 15-20 m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-6 me lartësi vale 1.0-2.5 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër12/14re shi
Kukës9/13re shi
Lezhë8/11re shi
Dibër6/10re shi
Durrës10/16re shi
Tiranë10/16re shi
Elbasan9/15re shi
Berat10/14re shi
Vlorë12/16re shi
Korcë6/10re shi
Gjirokastër6/13re shi
Sarandë11/15re shi
error: