SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e martë, 1 mars 2022

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe në orët e pasdites edhe intervale kthjellimi.

Që në orët e para të 24-orëshit pritet të kemi reshje shiu e bore me intensitet të ulët e në juglindje më intensitet deri mesatar.

Për shkak të masave ajrore më të ftohta pritet që reshjet e borës me intensitet të ulët në formën e flokëve të dëborës të prekin kryeqytetin por edhe zonat bregdetare.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut shpejtësi mesatare 2-8m/sek, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër3/9Re diell
Kukës-2/2Re diell
Lezhë3/9Re/shi borë
Dibër-4/2Re borë diell
Durrës4/10Re shi/ borë
Tiranë2/9Re shi/ borë
Elbasan2/9Re shi/ borë
Berat-1/10Re shi/ borë
Vlorë2/11Re shi/ borë
Korcë-4/0Re borë
Gjirokastër-1/6Re shi/ borë
Sarandë3/11Re shi/ borë
error: