SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e mërkurë 13 Gusht 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak qarkullimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, si dhe alternime vranësirash në relievet kodrinore-malore nga ku do të pasohen me reshje të dobta shiu në formë pikash gjatë orëve të nxehta të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 5-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër24/40Diell re
Kukës20/39Diell re
Lezhë23/39Diell re
Dibër20/39Diell re
Durrës24/40Diell
Tiranë25/41Diell re
Elbasan24/41Diell re
Berat22/41Diell re
Vlorë23/39Diell
Korcë20/37Diell re
Gjirokastër19/41Diell re
Sarandë24/39Diell re
error: