SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e mërkurë, 17 prill

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe relativisht të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura të cilat do të pasohen me reshje shiu që prej orëve të para të 24-orëshit. Reshjet do të jenë të herëpasherëshme me intensitet mesatar në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive me shkarkesa elektrike dhe breshër. Lokalisht në veriperëndim të vendit, në jug dhe pjesërsiht zonat urbane reshjet do të jenë me intensitet deri të lartë duke u shfaqur problematike. Në Alpe dhe në relievet e larta malore në veri dhe verilindje të vendit rikthehen reshjet e dëborës të cilat do të jenë me intensitet të ulët. Mjegull/mjegullinë për shkak të reshjeve te shiut/dëborës.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 11-15 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër12/17Re shi
Kukës10/14Re shi
Lezhë11/17Re shi
Dibër9/13Re shi
Durrës13/18Re shi
Tiranë13/17Re shi
Elbasan12/17Re shi
Berat12/18Re shi
Vlorë13/17Re shi
Korcë9/16Re shi
Gjirokastër10/16Re shi
Sarandë13/17Re shi
error: