Për ditën e mërkure vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqendrueshme dhe të nxehta.
Moti parashikohet me kthjellime në bregdet dhe vranësira në zhvillim në mesditë në zonat malore dhe në pjesën qendrore.
Në mesditë përgjatë relieveve malore në veri-verilindje reshje shiu me intensitet të ulët, në Alpe reshje shiu me intensitet mesatar, lokalisht reshje në formë shtrëngatash afatshkurtra dhe pjesërisht stuhi. Era me drejtim jugperëndim–veripërendim me shpejtësi 1-7m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Deti i forcës 2 deri në 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/33 | diell re |
| Kukës | 19/35 | diell re shi |
| Lezhë | 18/32 | diell |
| Dibër | 16/34 | diell re shi |
| Durrës | 20/34 | diell |
| Tiranë | 23/35 | diell re |
| Elbasan | 20/35 | diell re |
| Berat | 16/36 | diell re |
| Vlorë | 22/33 | diell re |
| Korcë | 17/30 | diell re |
| Gjirokastër | 17/35 | diell re |
| Sarandë | 18/32 | diell re |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit