Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe me alternime të pakta kthjellimesh, në zonën e qendrës dhe veriut. Më pas mot me vranësira të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive fillimisht në zonën e jugut dhe më pas reshjet e shiut me intensitet të ulët shtrihen në zonën e qendrës dhe verilindje.
Në lartësinë mbi 700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Në relievet e tjera malore në lindje e verilindje të vendit në lartësitë mbi 1000 metër reshje të dobëta bore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare nga 1 – 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zona luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi që arrin deri në 8 – 12 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/11 | Diell re |
| Kukës | 0/6 | Diell re /shi |
| Lezhë | 3/12 | Diell re |
| Dibër | -2/5 | Diell re /shi |
| Durrës | 2/12 | Diell re shi |
| Tiranë | 4/12 | Diell re shi |
| Elbasan | 2/12 | Diell re shi |
| Berat | 1/12 | Re shi |
| Vlorë | 5/12 | Re shi/shtrëngatë |
| Korçë | -2/4 | Re shi/borë |
| Gjirokastër | 0/10 | Re shi/shtrëngatë |
| Sarandë | 6/12 | Re shi/shtrëngatë |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri