SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e mërkurë, 28 maj 2024

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh të cilat do të jenë më tepër të pranishme pas orëve të pasdites. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 5-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër13/26Re shi diell
Kukës9/23Re shi diell
Lezhë13/26Re shi diell
Dibër7/21Re shi diell
Durrës14/25Re shi diell
Tiranë13/26Re shi diell
Elbasan12/26Re shi diell
Berat12/26Re shi diell
Vlorë13/24Re shi diell
Korçë7/20Re shi diell
Gjirokastër8/25Re shi diell
Sarandë13/24Re shi diell
error: