SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e mërkurë 3 nëntor 2021

Për ditën e nesërme, vendi ynë do të ndikohet nga aktiviteti i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura me reshje e shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash në pjesën veriore dhe pjesërisht atë qendrore.

Era gjatë pjesës së parë të ditës do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut-juglindjes  dhe shpejtësi mesatare 3-12m/sek.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore në pjesën e dytë të ditës intensiteti i erës rritet, hera-herës parashikohet tufan ere dhe shpejtësi që arrin deri në 15-25m/sek.

Për shkak të erës intensive parashikohet edhe dallgëzim i lartë i forcës 6-7 ballë në detin Adriatik e kryesisht në Jon. Temperaturat me rënie në minimun dhe me rritje në maksimum.

QYTETETTemperaturat në °C
Shkodër8/19Re shi diell
Kukës6/17Re shi diell
Lezhë11/18Re shi diell
Dibër5/18Re shi diell
Durrës11/25Re shi diell
Tiranë12/24Re shi diell
Elbasan10/22Re diell
Berat11/22Re diell
Vlorë16/23Re diell
Korcë5/16Re diell
Gjirokastër8/21Re diell
Sarandë12/23Re diell
error: