Turizmi ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në rritjen e kursimeve bankare.
Qytetet turistike Vlora, Durrësi , Saranda dhe Lezha krahas fluksit më të lartë të turistëve gjatë sezonit veror, kanë regjistruar edhe rritjen më të madhe të depozitave bankare në tremujorin e tretë të këtij viti.
Sipas Bankës së Shqipërisë, të dhënat mbi ecurinë e kursimeve bankare sipas rretheve, tregojnë se në këtë periudhë, Lezha kryeson me rritjen më të madhe 6.2%, krahasuar me tremujorin paraardhës.
Më pas vjen Tirana me një rritje të depozitave 5.1%, Vlora dhe Durrësi regjistrojnë përkatësisht rritje 4.4% dhe 3.1%. Një rritje më të vogël shënojnë Fieri, Elbasani dhe Shkodra.
Në total, depozitat në monedhën vendase regjistrojnë vlerën 530 miliardë lekë, ndërsa ato në valutë në 654 miliardë lekë. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI