SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e mërkurë, 3 prill 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Azoret.

Moti parashikohet i kthjellët me kohëzgjatje me diell e me vranësira të pakta kalimtare.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 8-9m/sek e shoqëruar me valëzim në detet të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër10/23Diell
Kukës11/22Diell
Lezhë9/22Diell
Dibër8/20Diell
Durrës9/22Diell
Tiranë12/23Diell
Elbasan11/23Diell
Berat12/23Diell
Vlorë13/24Diell
Korcë8/20Diell
Gjirokastër8/24Diell
Sarandë14/20Diell
error: