SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e mërkurë 6 janar 2021

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.

Do ketë reshje shiu në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mestar. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 600 metra do ketë reshje në formën e dëborës, ndërsa në juglindje reshje bore në lartësinë mbi 1100 metra. Mjegulla e dendur do jetë prezente në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e reshjeve do fitojë shpejtësi deri në 18m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër7/11re shi
Kukës5/8re shi /borë
Lezhë8/11re shi
Dibër1/6re shi /borë
Durrës7/14re shi
Tiranë9/13re shi
Elbasan7/13re shi
Berat5/14re shi
Vlorë7/13re shi
Korcë1/7re
Gjirokastër4/12re shi
Sarandë6/13re shi
error: