SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e mërkurë 7 Gusht 2024

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore me origjinë jugore dhe kryesisht të thata.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa në orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet malore në lindje alternime vranësirash kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Vranësirat e dendura në relievet e larta malore të vendit në orët e mesditës deri pasdite do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi  6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër22/37Diell
Kukës18/35Diell re
Lezhë20/37Diell
Dibër17/35Diell re
Durrës23/38Diell
Tiranë23/38Diell
Elbasan22/39Diell
Berat18/38Diell
Vlorë21/36Diell
Korcë19/32Diell re
Gjirokastër16/38Diell
Sarandë20/35Diell
error: