SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e mërkurë, 9 korrik 2025

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura deri në orët e mesditës e pasdite, më pas mot me alternime vranësirash e kthjellimesh. Vranësira do të shoqërohen me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, hera –herës reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Prej orëve të pasdites reshjet izolohen në relievet malore deri në ndërprerjen e tyre në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitojë shpejtësi 12-18 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër21/29Diell re shi
Kukës20/30Diell re shi
Lezhë22/29Diell re shi
Dibër18/28Diell re shi
Durrës21/32Diell re shi
Tiranë23/33Diell re shi
Elbasan23/34Diell re shi
Berat20/34Diell re shi
Vlorë24/32Diell re shi
Korçë17/29Diell re
Gjirokastër15/35Diell re shi
Sarandë21/32Diell re shi
error: