SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e premte, 14 shkurt 2025

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash, në veriperëndim dhe jug të territorit.

Në Alpe dhe relievet e larta malore në veri e lindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 2-10m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-16m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.

Prezencë e mjegullës/mjegullinës gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes, po ashtu në momentin e reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër5/11Diell re shi
Kukës1/6Diell re shi/borë
Lezhë7/12Diell re shi
Dibër3/10Diell re shi/borë
Durrës7/17Diell re shi
Tiranë7/17Diell re shi
Elbasan6/16Diell re shi
Berat6/17Diell re shi
Vlorë7/16Diell re shi
Korçë0/6Diell re shi/borë
Gjirokastër5/15Diell re shi
Sarandë7/16Diell re shi
error: