SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e premte, 16 qershor 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin por përgjatë ditës nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe hera-herës në periudha afatshkurtra deri mesatar.

Reshjet me intensitet deri mesatar do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave. Në mënyrë të izoluar dhe periudha afatshkurtra reshjet të rrëmbyeshme në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi 8-14m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër19/24Re shi
Kukës17/22Re shi
Lezhë19/24Re shi
Dibër15/22Re shi
Durrës18/26Re shi
Tiranë19/26Re shi
Elbasan17/27Re shi
Berat17/26Re shi
Vlorë19/26Re shi
Korçë13/22Re shi
Gjirokastër16/27Re shi
Sarandë18/27Re shi
error: