Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellimesh. Orët e para të ditës nisin me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën veriperëndimore të vendit. Nga orët e mesditës reshjet me intensitet të ulët prekin pothuajse pjesën më të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet fitojnë intensitet deri në mesatar e lokalisht të lartë në veri shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në Alpe reshje të dobëta bore.
Mjegull/mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në orët e mesditës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi 10-14m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 7/21 | Re shi |
| Kukës | 8/16 | Diell re shi |
| Lezhë | 10/20 | Re shi |
| Dibër | 5/18 | Diell re shi |
| Durrës | 13/24 | Diell re shi |
| Tiranë | 12/25 | Diell re shi |
| Elbasan | 12/22 | Diell re shi |
| Berat | 13/24 | Diell re shi |
| Vlorë | 13/21 | Diell re shi |
| Korçë | 7/24 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 13/22 | Diell re shi |
| Sarandë | 15/23 | Diell re shi |
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri