SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e premte 29 janar 2021

 -Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa.

Moti do të jetë me  vranësira mesatare dhe të dendura. Paqëndrueshmëria do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në orët e para të mëngjesit.

Më pas kemi ndërprerje të reshjeve, për tu aktivizuar gjatë natës me intensitet mesatar dhe të lartë në Veri dhe pjesërisht në qendër shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore këto reshje me intensitet të ulët do të jenë në formën e dëborës.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jug  me shpejtësi 1-10 m/s, dhe me rrahje deri në 15-20 m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore në pasdite. Valëzim i forcës 2-3 ballë me lartësi vale 0.8-1.8m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër2/11re shi
Kukës-0/8re shi/bore
Lezhë3/12re shi
Dibër-2/6re shi/bore
Durrës7/14re shi
Tiranë5/14re shi
Elbasan3/11re shi
Berat-0/14re shi
Vlorë8/15re shi
Korçë-1/-5re shi/bore
Gjirokastër4/13re shi
Sarandë8/17re shi
error: