SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e premte, 6 shtator

 Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura. Pas orëve të mesditës parashikohet mot me diell e vranësira kalimtare mesatare dhe hera-herës dhe lokalisht të dendura. Deri në orët e pasdites vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobta në një pjesë të madhe të territorit. Në relievet malore këto reshje në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave.

Shikim i reduktuar në orët e mëngjesit për shkak të mjegullinës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 7-14 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër20/33Diell re pak shi
Kukës16/32Diell re pak shi
Lezhë21/32Diell re pak shi
Dibër15/30Diell re pak shi
Durrës20/32Diell re pak shi
Tiranë22/33Diell re pak shi
Elbasan19/34Diell re pak shi
Berat19/34Diell re pak shi
Vlorë22/32Diell re pak shi
Korçë14/29Diell re pak shi
Gjirokastër16/32Diell re pak shi
Sarandë19/31Diell re pak shi
error: