SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e shtunë, 14 shtator 2024

SHërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash mesatare dhe të dendura ndërsa nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme me diell. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24 orëshit  me intensitet të ulët dhe mesatar. Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme gjatë gjithë ditës në formën e shtrëngatave po ashtu dhe rrebeshe të shpejta afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në intervale të shkurtra kohore në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër të vendit reshjet e shiut parashikohen me intensitet deri të lartë në formën e stuhive të cilat mund të shfaqen poroblematike.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era parashikohet të fryjë nga kuadrati I perëndimit  me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi 12-18m/sek. Deti i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dyja vlerat.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër14/22Re shi
Kukës11/20Re shi diell
Lezhë14/21Re shi
Dibër11/20Re shi diell
Durrës16/24Re shi diell
Tiranë16/24Re shi diell
Elbasan12/23Re shi diell
Berat14/24Re shi diell
Vlorë16/23Re shi diell
Korcë10/19Re shi diell
Gjirokastër14/21Re shi diell
Sarandë16/23Re shi diell
error: