SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e shtunë, 21 dhjetor 2024

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, kryesisht në pjesën e parë të ditës.

Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas mesdite. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar parashikohet nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në pothuajse të gjithë territorin.

Nga orët e mëngjesit deri në mesditë parashikohet reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Në Alpe dhe relievet malore mbi 800-1000 metër parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar, ndërsa në lindje dhe jug mbi 1000-1200metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era pritet të fryjë me drejtim veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 2-9m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi 10- 19m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër3/13Re shi diell
Kukës-2/6Re shi/borë diell
Lezhë4/12Re shi diell
Dibër1/6Re shi/borë diell
Durrës6/13Re shi diell
Tiranë5/14Re shi diell
Elbasan3/13Re shi diell
Berat3/14Re shi diell
Vlorë5/14Re shi diell
Korçë-1/5Re shi/borë diell
Gjirokastër0/12Re shi diell
Sarandë6/15Re shi diell
error: