SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e shtunë, 23 korrik 2022

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë ashtu si java që lamë pas do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të nxehta dhe të thata me orgjinë nga Afrika e Veriut. Temperaturat do të jenë më të larta sidomos në qendër dhe veriperëndim të vendit si dhe në qarkun e Gjirokastrës.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar në mesditë deri në orët e pasdites që do të kemi zhvillim të vranësirave të pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në zonat malore lindore dhe në Alpe.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe luginave hera-herës fiton shpejtësi dhe behet relativisht intensive deri në 8-12m/s, shoqëruar valëzimi në dete të forcës 1-3 ballë.            

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër26/39Diell
Kukës22/37Diell re
Lezhë25/39Diell
Dibër20/36Diell re
Durrës24/37Diell
Tiranë23/40Diell
Elbasan23/40Diell re
Berat22/40Diell
Vlorë23/36Diell
Korçë21/35Diell re
Gjirokastër20/40Diell re
Sarandë23/35Diell
error: