SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e shtunë 24 tetor 2020

Dita e shtunë parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët e alternime vranësirash kalimtare të cilat vijnë të dendura prej orëve të mbrëmjes duke nisur nga veriperëndimi.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në orët e vona të mbrëmjes priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash duke nisur nga zona e veriperëndimit për t’u shtrirë më pas në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–jugperëndim 1-10m/sek. Valëzimi në dete i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër10/21Diell re
Kukës7/20Diell re
Lezhë8/21Diell re
Dibër6/19Diell re
Durrës12/23Diell re
Tiranë12/25Diell re
Elbasan10/25Diell re
Berat8/23Diell re
Vlorë10/22Diell re
Korcë6/20Diell re
Gjirokastër7/22Diell re
Sarandë10/22Diell re
error: