SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e shtunë, 30 prill 2022

 Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotmen vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike moti relativisht të paqëndrueshme.

Në këtë mënyrë moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare deri në orët e mesditës. Më pas shtim vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura në një pjesë të madhe të vendit.

Në orët e nxehta të ditës (mesditë deri pasdite) kryesisht në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Përreth zonave malore reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike por në periudha jo afatgjata. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era hera-herës intensive dhe shpejtësi që arrin deri në 10-12m/s.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër15/24Diell re
Kukës10/24Diell re shi/stuhi
Lezhë17/24Diell re
Dibër9/22Diell re shi/stuhi
Durrës14/23Diell re
Tiranë15/25Diell re shi/stuhi
Elbasan16/25Diell re shi/rrebesh
Berat11/24Diell re shi/rrebesh
Vlorë13/23Diell re shi
Korçë8/24Diell re shi/rrebesh
Gjirokastër11/25Diell re shi/rrebesh
Sarandë13/23Diell re
error: