SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit për sot, reshje shiu në të gjithë vendin

 Shërbmi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh me këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës. Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet mesatar dhe hera-herës deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Përgjatë orëve të mbrëmjes reshje shiu me intensitet të ulët në të gjithë territorin ndërsa në orët e mbrëmjes ka ndërprerje të reshjeve në pjesën më të madhe të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje  – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 16 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër21/30Re shi diell
Kukës19/30Diell re shi
Lezhë18/30Re shi diell
Dibër15/29Diell re shi
Durrës21/30Re shi diell
Tiranë23/32Re shi diell
Elbasan22/31Diell re shi
Berat18/32Diell re shi
Vlorë22/31Diell re shi
Korçë15/28Diell re shi
Gjirokastër16/33Diell re shi
Sarandë22/31Diell re shi
error: