– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të mesme dhe kalimtare gjatë mesditës.
Në relievet e larta malore parashikohen reshje të dobëta shiu në formën e pikave, ndërsa në juglindje të vendit shtrëngata të izoluara afatshkurtra gjatë pasdites.
Era do të fryjë me drejtim veri-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 7-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/39 | Diell re |
| Kukës | 21/36 | Diell re |
| Lezhë | 23/36 | Diell re |
| Dibër | 19/35 | Diell re |
| Durrës | 24/39 | Diell re |
| Tiranë | 24/38 | Diell re |
| Elbasan | 23/38 | Diell re |
| Berat | 22/40 | Diell re |
| Vlorë | 24/37 | Diell re |
| Korçë | 19/32 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 21/38 | Diell re |
| Sarandë | 22/37 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.