SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, temperaturat shkojnë në -8 °C

Sipas MeteoAlb, masat ajrore verilindore që kanë depërtuar drejtë gadishullit të Ballkanit do të diktojnë në vendin tonë mot të kthjellët por të ftohtë gjatë pjesës së parë të ditës. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjell shpeshtim të vranësirave, por pa reshje.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -8°C deri në 9°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Por, gradualisht me kalimin e orëve (duke filluar nga orët e pasdites), mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme dhe si rrjedhojë do të nis shtimi gradual i vranësirave deri të dendura.

Paqëndrueshmëria do të shoqërohet me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e veriut dhe atë të qendrës.

Në relievet relievet e larta malore këto reshje me intensitet të ulët do të jenë në formën e dëborës. Era me drejtim veriperëndim ‘ verilindje shpejtësi 3-10m/s, dhe me rrahje deri në 12-15m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore. Valëzim i forcës 0-2 ballë me lartësi vale 0.8-1.8m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër-4/8Diell re
Kukës-6/3Diell re
Lezhë-4/8Diell re
Dibër-9/1Diell re
Durrës-1/9Diell re
Tiranë-2/9Diell re
Elbasan-4/7Diell re
Berat-6/7Diell re
Vlorë-1/9Diell re
Korcë-7/-1Diell re
Gjirokastër-3/8Diell re
Sarandë-1/13Diell re
error: