Parku i Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë po merr formën përfundimtare.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot disa foto nga punimet e kryera deri tani në Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë. “Vlorë – Parku i Shtëpisë së Pavarësisë drejt marrjeformës përfundimtare”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.Parku i Shtëpisë së Pavarësisë, projekti ambicioz, i cili është pjesë e transformimit rrënjësor të Vlorës, shumë shpejt do t’u ofrohet qytetarëve vlonjatë, si një infrastrukturë moderne e mirësistemuar, që rrit përmasën e gjelbër të zemrës së qytetit dhe krijon një mundësi urbanistike të re, duke lidhur natyrshëm Bulevardin e Ri dhe Lungomaren.


Parku i Shtëpisë së Pavarësisë do të jetë një hapësirë krejt ndryshe për të gjithë banorët, pavarësisht moshave, për vizitorët e ditës, por edhe për turistët në Vlorë, duke iu ofruar një mundësi të gjithëve, për të pasur më shumë hapësirë dhe më shumë ndërveprim me njëri-tjetrin.Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është projekt i Rilindjes Urbane të Vlorës, në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës deri tek porti, ku do të lidhë bulevardin e ri “Ismail Qemali” me Lungomaren, një oaz fantastik me Shtëpinë e Flamurit mes gjelbërimit dhe plot kënde pushimi e argëtimi për të gjitha moshat.

Projekti parasheh edhe integrimin e kësaj hapësire me Lungomaren deri tek tuneli.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI