Në qytetin e Gjirokastrës u zhvillua një dëgjesë publike me grupet e interesit për rritjen e shkallës së mbrojtjes të Lumit Vjosa – Park Kombëtar. Në dëgjesë ishin të pranishëm prefekti i qarkut Gjirokastër Odise Kote, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Adelina Greca, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi, etj.

Gjatë dëgjesës të pranishmit rrahën mendimet mbi përfshirjen mbi vlerat natyrore e biologjike, zonimin dhe vlerat turistike të bazuara në trashëgiminë natyrore dhe identitetin kulturor, zonimin e zonës natyrore dhe propozimi për shkallën e mbrojtjes.
Ata theksuan dobinë e këtij projekti madhor, procesin edukues të komunitetit në realitetin e ri dhe detyrat konkrete të institucioneve publike.

Gjatë takimit grupi i ekspertëve prezantoi Planin e shpalljes së Lumit Vjosa Park Kombëtar dhe punën e bërë deri më tani për ruajtjen e burimeve natyrore dhe integritetit ekologjik duke ofruar mbrojtje sipas standardeve ndërkombëtare, në drejtim të zhvillimit të ekoturizmit dhe turizmit të qëndrueshëm jo vetëm në nivel rajonal por edhe në nivel kombëtar e më gjerë.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hartuar planin e shpalljes të zonës së mbrojtur mjedisore “Park Kombëtar Lugina e Vjosës” dhe ka filluar procesin e këshillimit me komunitetin lokal e shoqërinë civile.
Në 13 qershor 2022 u nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe organizatës amerikane “Patagonia” për nisjen e punës së përbashkët për ta shpallur Vjosën “Park Kombëtar”.
Për shkak se lumi Vjosa dhe lugina e tij është një park shumë kompleks, është marrë ekspertizë ndërkombëtare përveç asaj të brendshme, që të gjitha procedurat e shpalljes të Vjosës Park Kombëtar, të jenë me standardet më të larta ndërkombëtare.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit