Partia e Lirisë zhvilloi sot një protestë pranë inceneratorit të Tiranës. Në protestë ishin të pranishëm kryetari i PL, Ilir Meta, koordinatorja e luftës antikorrupsion në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj, deputetja Monika Kryemadhi, deputetë të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë, qytetarë, etj.



Në fjalën e tij Meta tha se “në 6 vite Shqipëria është përkeqësuar 26 vende sa i takon luftës kundër korrupsionit si rezultat i Ramaformës që ka kapur drejtësinë për fyti. Drejtësia me regji prangos fukarenjtë për një faturë energjie dhe merr urdhra nga kongresi i partisë mavi që të merret me opozitën. “Rama ik” është tashmë e tejkaluar”.
“Kjo është afera që zhvesh lakuriq qeverinë që firmos 17 vendime me një ditë. Qeveria i di shumë mirë kompanitë që përdoren për të vjedhur paratë tuaja, por nuk e lëviz gishtin, sepse është vetë ajo që qëndron pas tyre”, theksoi Meta.
Ndërsa koordinatorja e luftës antikorrupsion në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj i bëri thirrje SPAK që të hetojë në mënyrë që të vendoset drejtësia në vend.


“Në 1 nëntor të 2017-ës firmoset kontrata midis Arjola Kodrës dhe Klodian Zotos. Kontrata ka një aneks që tregon se sa do të marrë Klodian Zoto. Deri tani Zoto nga korriku i vitit 2018 deri në shtator të 2021 për këto shkurre ka marrë 27 mln euro. Kemi bimë, shkurre, ca zyra dhe një mensë. Ditët në vijim do t’i bëjmë të gjitha publike. Ne nuk ndalemi, drejtësinë do ta kërkojmë sot, thirrje miqësore edhe për SPAK nesër do jetë vonë, shqiptarët do bëjnë drejtësi vetë”, tha Shehaj.
Aktivistja Adriana Kalaja theksoi se “protestohet brenda këtij vendi që është një skenë krimi. Partia e Lirisë dhe PD e kanë qartësuar këtë aferë, por sipas informacioneve që mora brenda këtyre ambienteve janë futur gjashtë furgona të Policisë së Shtetit. Çdo gjë duhet të fillojë nga drejtësia. SPAK duhet të marrë të pandehur të gjithë zinxhirin e aferës korruptive të inceneratorit”.
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i pranishëm në protestë, theksoi se ndodhej aty për të bashkuar zërin në emër të PD. “Për të protestuar ndaj aferës më të madhe kriminale dhe korruptive që kanë ndodhur në 30 vitet e fundit. 430 mln euro janë dhënë për inceneratorët. Ky është njëri nga vendet e krimit. Në Elbasan është tërësisht jashtë funksionit, në Fier nuk është marrë në dorëzim. Ku shkuan paratë, 430 mln euro që kanë marrë ose do vazhdojnë t’i marrin nëse ne bëjmë sehir. Për të blerë zgjedhjet dhe mediet që të mos flasin”, tha ai.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.