“Pas pastrimit apo paralelisht me pastrimin nga vettingu të fillojë goditja e këtyre gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se “drejtësia e re do të fillojë të funksionojë ashtu siç e kërkojë unë, si e kërkoni ju, siç e duam të gjithë dhe do jetë e prekshme”.
Në përgjigje të pyetjes së një qytetari se çfarë bëjnë në punë ende gjyqtarët e korruptuar, Rama tha se “kush e ka pritur drejtësinë e re të bëjë hatanë në një kohë kaq të shkurtër, ka pritur diçka që nuk mund të ndodhte”.
“Dikush këtu më shkruan: Ma shpjegon dot çfarë bënë Vjola Cani më e korruptuara në Vlorë që po bën kërdinë? Nuk e di kush është Vjola Cani, i kërkoj ndjesë për nxjerrjen e emrit, por që ka sot, tani që flasim, ne po flasim dhe dhe në një gjykatë të vendit po bëhet një krim nga një gjykatës. Sot tani në këtë moment ju siguroj që në një gjykatë të vendit është duke u kryer një krim. Mund të jenë edhe 2, 3-5, por që do të thotë se kryen çdo ditë krime nga gjykatës të cilët e dinë se nuk e kalojnë vetingu, dhe të cilët mendojnë se do t’i shpëtojnë drejtësisë. Pra sistemi nuk është ende i pastruar”, tha kryeministri.
Në vijim, Rama tha se “institucionet e reja, SPAK-u, Këshillat e Prokurorisë, të gjyqtarëve kanë filluar të strukturojnë punë e tyre. Çfarë duhet të presësh? Mrekullira sa hap e mbyllë sytë. Po këtu një ndërtim pa leje bën edhe të duhen nga një herë vite, jo të ngresh një shtet me ligje dhe me struktura, aty ku ke gjetur një situatë si pas tërmetit”.
Rama shtoi se “drejtësia e re do të fillojë të funksionojë ashtu siç e kërkojë unë, si e kërkoni ju, siç e duam të gjithë dhe do jetë e prekshme përtej atyre gjerave që po ndodhin. Se ka gjëra pozitive që po ndodhin ndërkohë. Kur pas pastrimit apo paralelisht me pastrimin të fillojë goditja e këtyre gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar të cilët kanë dalë llum, një pjesë, nga sistemi, falë vetingut apo s’janë futur farë në veting sepse janë llum dhe duhet t’i thërras drejtësia. Hajde këtu se duhet t’i shpjegosh popullit përpara ligjit. Çfarë janë këto 18 apartamente..etj”.///ata///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.