SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Patozi: “Në PD mbizotëron mendësia staliniste”/ fton Topallin në koalicion: Të krijojmë frontin opozitar

 //atsh/Kryetari i Partisë “Bindja Demokratike” ftoi sot gjatë një interviste televizive Jozefina Topallin në koalicion të përbashkët për të krijuar frontin opozitar.

“Ne synojmë të jemi forcë përcaktuese qeverisëse dhe për këtë do të bëjmë gjithçka mundemi që t’i drejtohemi sidomos shqiptarëve të lirë dhe të paangazhuar politikisht të cilët duhet të refuzojnë një model të shëmtuar politik që është kryetarokracia, e cila përfaqësuesit më të denjë ka PS në pushtet dhe PD e LSI në opozitë”, tha ai.

Patozi theksoi se “synojmë krijimin e një fronti opozitar, duke ftuar të gjitha partitë e reja përfshi edhe lëvizjen e Jozefina Topallit për të garuar me një listë të përbashkët në 25 prill”.

“Sigurisht, i takon asaj që të shpalosë vizionin e vet apo se si e mendon ajo dhe të tjerët që mund t’i bashkohen asaj lëvizje Shqipërinë e së nesërmes. Ajo që na takon ne është që ne i urojmë rrugë të mbarë, i urojmë mirëseardhjen në fushën e betejës elektorale të 25 prillit. Ne inkurajojmë çdo forcë të re e cila është për ndryshimin dhe sigurisht këtu bën pjesë edhe lëvizja e zonjës Topalli”, tha Patozi.

Patozi ka një përgjigje për të gjithë ata që e akuzojnë atë dhe Topallin për lëvizjet politike që ata sot drejtojnë.

“Nuk kam asnjë sekondë kohë për të humbur me një mendësi staliniste e cila për fat të keq mbizotëron tek ajo që ka mbetur në PD”, u shpreh Topalli. ///

error: