SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

PD: Berisha dhe kandidatët e tij s’kanë asnjë lidhje me PD-në

Partia Demokratike ka reaguar pas zgjedhjes së kandidatëve nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së, nismë e ish-kryeministrit Berisha, për zgjedhjet e pjesshme vendore.Në një deklaratë, Partia Demokratike njofton se Berisha dhe kandidatët e tij s’kanë asnjë lidhje me PD-në

“Një proces ku Berisha emëron, Berisha voton, Berisha numëron është vetëm vijimi i tollovisë të krijuar nga personi i shpallur non grata për korrupsion.As Berishën, as kandidatët e tij nuk i lidh asgjë me Partinë Demokratike. Rama dhe Berisha po krijojnë një parti të re për të dëmtuar Partinë Demokratike dhe për ta mbajtur akoma në vendnumëro Shqipërinë.Zgjedh Ramën, mban Berishën. Zgjedh Berishën, mban Ramën”, thuhet në deklaratë.

Më herët, Partia Demokratike reagoi edhe ndaj akuzave të Berishës se kryetari i PD-së Lulzim Basha është përfshirë në portin e Durrësit.

Nëpërmjet një deklarate, PD shprehet se Berisha shpif përditë se është shpallur non grata, nesër mund të thotë se Basha bëri dhe ’97-tën.

“Shpifjet vazhdojnë. Ditë e re, gënjeshtër e re. Javën tjetër Berisha do thotë se Basha ishte përgjegjës edhe për ’97. Gjithë këto gënjeshtra dhe shpifje bëhen sepse Sali Berisha është i shpallur non-grata për korrupsion. Mos harroni. Zgjidh Ramën dhe mban Berishën. Zgjidh Berishën dhe mban Ramën”, thuhet në deklaratë. ////

error: