Ish- deputeti i PD-së Luçiano Boçi deklaroi sot se qeveria dështoi me projektin e dixhitalizimit në shkolla.
Në një deklaratë për mediet, Boçi tha se të enjten, fëmijët do të mbyllin një semestër shumë të vështirë. “Mësimi i shkurtuar i këtyre 3 muajve ka dëmtuar mundësinë për një arsimim më të mirë. Pasiguria është prezente, për shkak të pandemisë, por ajo që e rëndon akoma më shumë situatën me arsimin është paaftësia e plotë e qeverisë për t’u siguruar nxënësve mësim normal online”, tha Boçi.
“Në mandatin e tij të parë Edi Rama premtoi “një transformim radikal të arsimit” përmes projektit 3.5 milionë dollarë të dixhitalizimit të shkollave. Si çdo premtim i Edi Ramës, edhe ky rezultoi një gënjeshtër, një mashtrim. 3.5 milionë dollarët janë përdorur, por dixhitalizim të shkollave nuk kemi. Si mijëra të rinj të tjerë, edhe nxënësit e dy gjimnazeve kryesore të Elbasanit, “Kostandin Kristoforidhi” dhe “Dhaskal Todri” po vuajnë sot paaftësinë e qeverisë, të miksuar me vjedhjen. Të dy gjimnazet ishin të destinuar për të përfituar nga projekti 3.5 milionë euro me klasat digjitale dhe tableta për nxënësit, por ato u vodhën dhe nuk mbërritën asnjëherë në destinacion. Sot nuk kemi as dixhitalizim të mësimdhënies, as inovacion në arsim, nuk kemi as mësim online, por vetëm mësim të cunguar që ka rritur në mënyrë alarmante analfabetët funksionalë”, tha ai.
“Tabletat e dhëna për këtë gjimnaz u grabitën pa hyrë fare në shkollë e askush nuk mbajti përgjegjësi. Jo vetëm që nuk kanë klasa digjitale, por dhe internetin për laboratorin e vetëm të IT e paguajnë sot nga xhepat e prindërve të tyre. Kështu ndodh në pothuajse të gjitha shkollat e vendit. Pandemia nxori në pah këtë mashtrim dhe dështim të madh të Edi Ramës me arsimin. Prej 7 vjetësh, kryeministri në ikje numëron vetëm dështime. Është përgjegjësi kryesore e tij dhe e qeverisë së tij përse nxënësit nuk kanë sot as kushtet minimale për të mësuar online apo për të patur një mësim cilësor. Shkollat sot nuk kanë platforma të dedikuara, nuk kanë klasa dixhitale, nuk kanë laboratorë modern, sepse Edi Rama nuk i mban premtimet”, përfundoi Boçi.///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim